Lëvizja Socialiste për Integrim përmbylli fushatën elektorale në Tiranë të enjten, ndërkohë të premten kandidatët zhvilluan disa aktivitete.
Ata kërkuan që qytetarët të votojnë LSI, teksa vendin e ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari tha një deklarata për media, e foli për denoncimet e LSI në lidhje me Niko Peleshin, Sotiraq Filon, Ilirjan Dinellari, Petrika Kollkuçi etj.
“Kam denoncuar publikisht Artur Qeramexhiu, i cili e ka kthyer institucionin e OSHEE-së në Korcë në një strehë të rilindjes, ku abuzimet e tij marramëndëse janë të frikshme sesi ky njeri abuzon në emër të qytetarëve korçarë”, tha ai.
Ao tha se prsite të premten një reagim zyrtar nga Rilindja në Korcë për t’i hedhur poshtë këto akuza, por nuk ka reagim. “Pse nuk ka reagim të dashur qytetarë? Nuk ka reagim sepse janë të kapur gafil me fakte dhe prova konkrete. Janë të kapur gafil sesi këto njerëz abuzojnë në emër të qytetarëve korcarë. Pra jeni të qartë që në Korcë drejton një bandë e vogël, e kryesuar nga Niko Peleshi dhe 99 për qind e qytetarëve zhyten çdo ditë në varfëri ekstreme”, tha ai. AI bëri thirrje që qytetarët të votojnë LSI.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha “Ka vetëm një pushtet të përjetshëm, që është ai i qytetarëve. Në 25 prill pushteti u kthehet qytetarëve”. Petrit Vasili zhvilloi një takim me banorët dhe tha se “Vazhdon puna e pandërprerë e kandidatëve të shkëlqyer në Vlorë. Vlora gati për përmbysjen historike. Tre mandate në Vlorë, kurora e fitores së madhe”.
Kandiati i LSI në Tiranë Etion Joka në një deklaratë për media tha: “Më vjen keq që media që unë që fëmijë kam adhuruar, Top Channel, është marrë peng nga banda e inceneratorëve duke u kthyer në Fake Channel. Banda e Inceneratorëve sajon montazhe të paqëna, për arsye se unë jam ballë për ballë me Alqi Bllakon, kandidatin e bandës së inceneratorëve”.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha të premten se “Në 25 Prill çdo qytetar i kthen pushtetin vetes. Në 25 Prill qytetarët vendosin që djersën e tyre të mos e rrëmbejnë qeveria dhe oligarkët, që askush të mos guxojë t’i nëpërkëmbë me arrogancë, që në Shqipëri të mos qeverisë propaganda por punët e vërteta, që demokracia të jetë e popullit dhe jo të rrëmbehet nga një njeri i vetëm”.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI në Qarkun e Vlorës, Luan Rama tha se të gjitha kërkesat shqiptarë “kanë nisur në Vlorë”. Ai tha se më 25 prill “është dita e madhe e fitores”.