
Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI zhvilluan takime elektorale në disa qytete të vendit.
Kandidatët e LSI për Tiranën, Eriona Bixha dhe Edmond Haxhinasto ishin në njësinë 9 ku takuan disa të rinj.
Kandidatja e LSI për Tiranën, Iva Carciu zhvilloi takime në zonën e Institutit Bujqësor.
Kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj ishte në Roskovec.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi të mërkurën një takim me kryetarët dhe sekretarët e LSI në Bashkinë e Tiranës.
Ajo tha se LSI është gati për të marrë 11 mandate në Tiranë.
Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri zhvilloi takime me qytetarët e këtij qarku. Përmes një postimi në Facebook ajo tha se “të gjithë e presin me padurim ndryshimin dhe rikthimin e shpresës”.