Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 7 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 7 prill

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI zhvilluan takime elektorale në disa qytete të vendit.

Kandidatët e LSI për Tiranën, Eriona Bixha dhe Edmond Haxhinasto ishin në njësinë 9 ku takuan disa të rinj.

Kandidatja e LSI për Tiranën, Iva Carciu zhvilloi  takime në zonën e Institutit Bujqësor.

Kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj ishte në Roskovec.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi të mërkurën një takim me kryetarët dhe sekretarët e LSI në Bashkinë e Tiranës.

Ajo tha se LSI është gati për të marrë 11 mandate në Tiranë.

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri zhvilloi  takime me qytetarët e këtij qarku. Përmes një postimi në Facebook ajo tha se “të gjithë e presin me padurim ndryshimin dhe rikthimin e shpresës”.

Lajme te ngjashme