Përmbledhje e takimeve elektorale të LVV, 16 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LVV, 16 prill

Kandidatët e pavarur të LVV zhvilluan disa takime elektorale të premten më 16 prill.

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi ishte në Tiranë.

“Në Tiranë, pesë stenda janë ngritur sot nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët po flasin me qytetarët e po shpërndajnë pikat tona programore. Stendat do i gjeni hapur deri në fund të fushatës. Bashkë e bëjmë të mundshme!

Pesë vendndodhjet janë te: Sheshi “Skënderbej”  2. Ura e “Lanës” që të çon te ish “Blloku”. 3. Sheshi “Ëilson”, Tirana e Re 4. “21 Dhjetori”, te kryqëzimi  5. Stadiumi Kombëtar pranë “Coin””, tha ai.

Kandidati i pavarur i Gjirokastrës Kreshnik Merxhani ishte në Libohovë.

“Një pjesë e aktivistëve tanë, sot takuan qytetarët e Libohovës dhe Nepravishtës dhe shpërndanë programin tonë 13 pikësh. Mirëpritja që po gjejmë në çdo pjesë të Qarkut po na motivon e po na mbush energji.  Më datë 25 Prill, qytetarët do t’i mposhtin presionet që po iu bëhen nga pushteti. Ndryshim është i domosdoshëm. Diçka Krejt Tjetër mund dhe do të lind”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>