Përmbledhje e takimeve elektorale të Nismës Thurrje

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të Nismës Thurrje

Kandidatët për deputet të Nismës Thurrje zhvilluan të hënën takime elektorale në disa qytete të Shqipërisë.

Nisma Thurje prezantoi në Facebook kandidatin Marsel Rupi. Ai është regjisor dhe në 25 Prill kërkon të përfaqësojë qytetarët e Durrësit.

Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani dhe kandidati i Dibrës, Ardit Rama, u takuan me banorët e fshatit Limian të Peshkopisë.

“Deputetët e partive të vjetra vijnë nga Tirana një herë në katër vjet, bëjnë të njëjtat premtime, marrin votat, dhe kthehen të jetojnë në Tiranë, nëpër resorte në majë të kodrës, duke harruar kushtet mesjetare ku jetojnë votuesit e tyre”, shprehen Nisma Thurrje.

Nisma tha se në Shqipëri ka 500 mijë fermerë që punojnë tokën, 500 mijë njerëz që i japin buxhetit të shtetin 20% të ekonomisë në buxhetin e përvitshëm.  Por  vetëm 1% e tyre përfitojnë subvencion nga shteti, tha Nisma.

Nisma Thurrje është një parti e re që kandidon për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Pak ditë më parë ata prezantuan programin e tyre legjislativ.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>