Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 12 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 12 prill

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të hënën takime elektorale në disa qytete të vendit.

Ata folën më banorët mbi prioritet e PD për qeverisjen dhe dështimet e qeverisë.

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi një takim me të rinjtë  dhe votues për herë të parë, të cilët u ankuan se në 8 vite qeverisje nga Edi Rama shpresa dhe dëshira e tyre për të qëndruar në Shqipëri është zbehur.

Helidon Bushati i njohu ata me programin e Partisë Demorkatike, për uljen e papunësisë, rritjen e cilësisë në arsim, inovacionin, për pagesën e praktikave si dhe për bursë falas për ata familje që të ardhurat i kanë nën 640 mijë lek dhe 50 % bursë për familjet mbi 640 mijë lek.

Basha ishte të hënë në disa zona në kryeqytet, ku u takua dhe foli me banorë të cilët i prezantoi me programet e PD për qeverisjen.

Basha ishte dhe në Elbasan ku prezantoi planin për biznesin.

Gjatë takimi me gratë sipërmarrëse në Elbasan, Basha tha se qeveria e ardhshme do të anulojë procesin e fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

Basha është ndalur edhe në njësinë administrative Dajt, ku u fokusua tek fasoneritë dhe përmirësimin e kushteve të grave që punojnë aty.

Basha tha qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lekë, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor. Ai tha se taksa e sheshtë 9% dhe rritja e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.

Basha u takua me fermerë të Baldushkut, me të cilët foli rreth problematikave që ka bujqësia. Basha tha se Baldushku për 8 vite është lënë në vendnumëro dhe kjo gjë do të marrë fund më 25 prill.

Ai u zotua se programi i Partisë Demokratike do të zbatohet pikë për pikë, i cili parashikon 100 milion subvencione në vit për fermerët, uljen e çmimit të naftës dhe çdo grant që vjen nga Bashkimi Europian për këtë sektor, do të shkojë tek fermerët.

Koordinatori për Sportin në Partinë Demokratike, Andi Lila tha të hënën se “nëse Lulzim Basha nuk mban premtimet e bëra, ai së bashku me sportistët e tjerë do të shkojnë te kryeministria dhe do i thyejnë xhama”.

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, i pari në listën e kandidatëve, Gazment Bardhi zhvilloi një bashkëbisedim me pronarin e një fidanishteje në Gjergjan. Sipas njoftimit të PD, biznesmeni i tha Bardhit se dikur punësonte 20 persona ndërsa tani është në prag të falimentimit për shkak të politikave të qeverisë.

Kandidati i PD-së, në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia u takua me të rinjtë në Velipojë, duke i konsideruar ato si motori i çdo ndryshimi.

Spahia në fjalën e tij para të rinjve në Velipojë është shprehur se ato janë oksigjeni i kësaj fushate dhe garancia për fitoren e Partisë Demokratike në Shkodër në të gjithë Shqipërinë.

Kandidati Ervin Salianji ishte në Korçë.

“Unë angazhohem se do të jem pranë jush, në çdo ditë tuajën e do të zgjidhim çdo problem e hall së bashku. Me zemër e lagje më lagje, duke ju dëgjuar juve, e duke ju dalë garant, se Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër. Të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për ne, familjet tona, për Shqipërinë”, tha ai.

Flamur Hoxha ishe në Kukës, ku u takua me banorë dhe folën për problematikat e tyre.

“Do të fitojmë këto zgjedhje edhe me votën e socialistëve. Shumë shpejt qytetarëve u rikthehet edhe pushteti legjitim vendor”, tha Hoxha.

Albana Vokshi denoncoi të hënën sërish Ogerta Manastiirliun në SPAK për çështjen e legalizimeve në këmbim të votave. Pas asfaltit elektoral në njësinë 9, Albana Vokshi theksoi se ka dëshmi të banorëve oër këtë krim zgjedhor të Ministres së Shëndetësisë tek njësia 9 në Tiranë.

Orjola Pampuri kandidate e PD për deputete tha të hënën se në  fshatrat e Tiranes ka skamje te shtuar. Ajo takoi një familje në Zall Bastar që ishin në gjendje të keqe ekonomike.

Kandidati për deputet Enekeled Alibeaj ishte në Roskovec.

Të vetmuar për shkak të largimit të fëmijëve në emigrim, por të qartë për atë se çfarë do të bëjnë në 25 prill, banorë në fshatin Kuman të Roskovecit bëjnë thirrje për  të mbështetur Lulëzim Bashën dhe PD. Në një takim me kandidatin demokrat për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj ata u shprehën se fshati ka mbetur me shumë pak të rinj dhe për këtë akuzojnë qeverinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>