Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 13 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 13 prill

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të martën më 13 prill takime në disa qytete të vendit.

Ata prezantuan banorët me programet e PD në fusha të ndryshme, premtuan se do të ndryshojnë situatën e tanishme. Po ashtu i bën thirrje banorëve që më 25 prill të votojnë masivisht kundër PS dhe të mbështesin PD-në  me votë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Ish-Kënetës në Durrës. Gjithashtu ai zhvilloi një bashkëbisedim me gra të cilat punojnë në fasoneritë në Durrës. Basha i njohu ato me programin ekonomik dhe se si PD do të arrijë qëllimin për pagën 36o mijë lekë. Ai zhvillo gjithashtu një takim të martën me të rinj e qytetarë në Vilë Bashtovë.

Drejtuesi politik i PD në Elbasan Gazment Bardhi ishte në rrethinat e Elbasanit. “Me ndryshimin do të bashkohen edhe socialistët e ndershëm. Zero taksë për tokën e fermerëve “, tha ai.

Kandidati i PD për deputet Flamur Hoxha ishte me banorët në Shishtavec Kukës. “Edi Rama dështoi 8 vjet. Nuk hapi, por mbylli vende pune, nuk bëri asnjë investim për turizmin, nuk investoi asgjë për fshatin që prodhimet vendase të dalin në treg”, tha Hoxha.

Kreu i PD zhvilloi gjithashtu një  takim me shoqatat e PAK (Personave me Aftësi të Kufizuara) për të firmosur marrëveshje bashkëpunimi.

Kandidati Bardhi Spahia zhvilloi një takim me bizneset në Shkodër.

Mesazhi i bizneseve në Shkodër për kandidatët e PS: Mos gënjeni në telefonatat për Edi Ramën. Paguajmë 1 milionë lekë më shumë taksa në vit.

Spahia bëri apel duke thënë “të votojmë masivisht për ndryshimin në 25 Prill”.

Socialistët në Durrës i janë bashkuar PD. Petrit Aliaj në zonën e ish-Kënetës tha se ka votuar PS për 22 vire por është i zhgënjyer.

Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë, të cilëve iu zotua se Partia Demokratike do t’i përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj tyre.

Salianji tha se PD do të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve, si dhe do të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit.

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për partinë Demokratike Bujar Leskaj ka qenë në Orikum. Leskaj ka përsëritur edhe një herë angazhimin, për kërkesën e banorëve mbi ndarjen territoriale, duke siguruar se do të ketë rishikim për ta kthyer Orikumit bashki më vete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>