Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të martën disa takime elektorale.
Flamur Hoxha ishte me mësuesit në Kukës. Ai akuzoi qeverinë se në 8 vite ka degraduar arsimin nga mungesa e investimeve.
“Edi Rama duhet të japë llogari për këtë dështim e jo të kërkojë mandat tjetër. PD do të ringrejë arsimin me mësim cilësor për fëmijët dhe paga dinjitoze për mësuesit jo me pak se 700 euro”, u shpreh ai gjatë takimit në Kukës të martën.
Tritan Shehu ishte në Memaliaj. Ai foli për Statusin e Minatorit dhe deklaroi se është në vëmendje të PD për ta miratuar pas formimit të qeverisë.
“Qeveria refuzoi 3 vjet të diskutojë në Parlament propozimin e PD për miratimin e statusit. Minatorët kanë të drejtë të mirëtrajtohen për punën e tyre të vështirë”, deklaroi Shehu.
Kreu i Partisë Demokratike dënoi nga Pogradeci audiopërgjimin për legalizimet ku ishte i përfshirë kreu i Kadastrës Artan Lame.
Ai e dënoi dhe e cilësoi si skandal. Basha akuzoi qeverinë se premton legalizime për të marrë vota dhe më pas u prish shtëpinë banorëve.
“E dëgjuat të gjithë skandalin e drejtorit të legalizimeve që tha le t’ja marrim votën e pastaj do ja prishim shtëpitë 100 mijë shqiptarëve, 100 mijë familjeve shqiptare. 8 vjet më parë premtoi legalizim falas, por ky është Edi Rama i vërtetë ai që mundin dhe djersën e një jete të tërë, tuajën dhe të prindërve tuaj do ta shkatërrojë. Por në fillim t’ju mashtrojë, t’ju marrë votën, t’jua prishë shtëpitë pa dëmshpërblim”, tha Basha.
Zëdhënësja e fushatës së PD Floriana Garo në një deklarata për media u bir thirrje shqiptarëve të votojnë Partinë Demokratike.
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u takua me banorë të zonës Pishaj në Gramsh. Ai foli me ta për zgjedhjet dhe theksoi se kudo ka konstatuar nevojën për ndryshim
“Nga njëra anë është alternativa që ofron Edi Rama, që thotë të rrimë kështu siç jemi se jemi mirë, punë ka sa të duash po shqiptarët janë dembelë, dhe e kanë mendjen të thashesthemet dhe duhet të vazhdojmë, thotë ai, se nuk kemi asnjë arsye për të ndryshuar. Nga ana tjetër, ne themi se Shqipëria ka venojë të ndryshojë prandaj kemi bërë dhe një plan pune për të dalur nga kriza ku jemi zhytur”, u shpreh Bardhi.
Kordinatori për Korçën Edmond Spaho bëri takimet përmbyllëse në fshatrat e Korçës. Në Petrushë, Çerravë dhe Nizhavec, ai falënderoi fermerët dhe të gjithë banorët për mbështetjen që po japin për kauzën e fitores së PD dhe Aleancës për Ndryshim. Spaho tha se këto zgjedhje, janë “vullnet kombëtar për një Shqipëri të re dhe të zhvilluar”.
Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodër,Helidon Bushati zhvilloi një takim këto banorë dhe dëgjoi ankesat e tyre.
Bushati u zotua se qeveria e PD do të përkrah Shkodrën dhe qytetarët e saj.
Ervin Salianji ishte në Voskop. “Për herë të parë ndoshta në historinë politike shqiptare, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër”, deklaroi ai.