Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 23 prill

Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 23 prill

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan disa aktivitete të premten një ditë para heshtjes zgjedhore. PD po ashtu përmbylli fushatën e saj në Elbasan dhe në Tiranë.

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack dha një mesazh për shqiptarët: “Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvillo një takim në Lezhë. Ai bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë ditën e diel që të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë. Kreu i opozitës gjithashtu ju drejtua dhe punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Basha ishte në Elbasan ku garantoi qytetarët se nuk do t’u vidhet më vota.

“Më 25 Prill le të fillojmë punën me votën tuaj për t’i bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë dhe për ti dhënë mundësinë për zhvillim, për punësim, për pensione dinjitoze  për të rikthyer modelin e vyer dhe të çmuar që unë vëllai juaj jabanxhi e di që ju bën krenar e na bën krenar të gjithë si shqiptarë, qytetarinë e elbasanllinjve”, tha Basha.

Bujar Leskaj prezantoi programin e PD “Vlora Fiton”.

“ Pas një rrugëtimi disamujor,duke dëgjuar intelektualë dhe punëtorë, padagogë, mjekë, inxhinierë, fermerë dhe agronomë, të rinj dhe të moshuar, banorë në fshat dhe në qytet u ndërtua udhërrëfyesi i punës sonë për Vlorën për katër vitet e ardhshme. Na duhet ta votojmë masivisht të dielën! Të votojmë 9 dhe PD”, tha ai.

Grida Duma zhvilloi takim më gratë dhe tha se : “ Potencial i jashtëzakonshëm i grave dhe vajzave.

Objektiv madhor i qeverisë së ndryshimit është mbështetja me politikat e duhura, me qëllim që gratë të përparojnë në karrierë dhe kudo”.

Lindita Metaliaj deklaroi nga Lezha: “Te votojme se bashku te dielën per nje te ardhme me te mire! Duke votuar ndryshimin, numrin 9 dhe Lulzim Bashen kryeminister, votojme per familjet tona”.

Flamur Noka i cili kandidon në Kamëz tha “Te dielen votojme per femijet tane. Rinia i fitores dhe ndryshimit ne Kamez, ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine. Me Lulzim Bashen, Bashkimi Europian do te jete realitet i shpejte per shqiptaret”.

PD po ashtu shpërndau disa mesazhe nga mëbshtetës të saj nga vende të ndryshme të BE.

Oriela Nebiaj u bëri apel votuesve të njësise 10 në Tiranë: “Votimi elektronik siguron fshehtesine e votes. Mos bini prè e frikes qe perhap PS. Te dielen, te rinjte votojne ndryshimin”.

Albana Vokshi deklaroi:

“Jep kontributin tend per ndryshimin me voten per PD dhe numrin 9 ne fleten e votimit. Bashke rikthejme shpresen dhe bejme Shqiperine si Europa”.

Enkelejd Alibeaj ishtenë Patos.

“Në qeverinë e PD do të investohet per Infrastrukturë moderne në fshat dhe qytet. Edhe 2 dite për ndryshimin! Votoni masivisht”, tha ai. Edmond Saphoi mbylli fushatën elektorale zgjedhore në Korçë. “Në 25 Prill, merr fund kriza tetë vjeçare. Me qeverinë e Bashës rimëkëmbet ekonomia e shqiptarëve”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>