Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 7 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 7 prill

Partia Demokratike zhvilloi të mërkurën takime elektorale në disa qytete të vendit.

Kandidati për deputet i PD në Gjirokastër Tritan Shehu zhvilloi takim me përfaqësues të biznesit në Memaliaj.

Ai renditi disa arsye përse qeveria Rama meriton të dënohet me votë më 25 prill. Shehu deklaroi se mbështetja ndaj biznesit ka munguar dhe kjo ka reflektuar tek largimi nga puna e punonjësve.

Kandidatja për deputete e PD Albana Vokshi dorëzoi të mërkurën padinë në SPAK për Ogerta Manastirliun, Ulsi Manjën, Erion Veliajn dhe Artan Lamen.

Ajo takoi banorët e Njësisë 9 në Tiranë, tek zona në fund të Bulevardit të Ri. Ata denoncuan ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se u ka kërkuar votën në shkëmbim të certifikatave  së legalizimeve.

Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Oriela Nebiaj zhvilloi një bashkëbisedim me votues të rinj të këtij qyteti. Nebiaj u shpreh se Partia Demokratike u krijua nga të rinjtë dhe për të rinjtë. “Ne sot duhet ët jemi fryma që bën ndryshim, fryma dhe energjia që bën ndryshimin që e kemi pritur prej kohësh”, tha ajo.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me fermerë në fshatin Pajove të Peqinit. Basha tha se me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, qeveria e PD-së i hapi rrugën eksportit të prodhimeve shqiptare drejt BE-së.

Basha, ishte gjithashtu në Belsh në një takim me të rinjtë, ku akuzoi qeverinë se ka dështuar gjatë tetë viteve në pushtet.

Drejtuesi politik i PD Flamur Hoxhës takoi banorët në Kolsh të Kukësit.

Ai bashkëbisedoi për gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet zona dhe largimi i të rinjve.

Banorët e Kolshit theksuan se po shfrytëzohen pa kriter burimeve minerare duke prishur mjedisin dhe duke dëmtuar të ardhmen e tyre.

Kandidati për deputet i PD Gazment Bardhi ishte në Peqin, në Belsh dhe në Elbasan ku ai po kandidon si deputet. Ai zhvilloi takime me fermerë dhe mësues.

Kandidatja Grida Duma gjithashtu zhvilloi disa takime me banorë.

Kandidati për deputet ti PD në Tiranë Agron Shehja zhvilloi takime në disa zona të kryeqytetit.

“Ne do ta rrisim rrogën minimale në 36 mijë lekë në muaj. Kjo do të përmirësojë jetesën e rreth 39% të gjithë të punësuarve që deri tani marrin 30 mijë lekë. Do të kufizojë, gjithashtu, edhe përpjekjet për zëvendësimin e punëtorëve shqiptarë me ata nga Bangladeshi dhe vendet e tjera”, tha Shehaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>