Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 15 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 15 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të enjten disa takime në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi zhvilloi takime në fshatrat e Lunxhërisë.

Çuçi solli në vëmendje mbështetjen me subvencione për fermerët përmes një skeme transparente.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Zall-Bastarit.

Veliaj tha se kundërshtarët as nuk e kanë idenë se ku bie Zall-Bastari dhe u bëjnë përshtypje ndryshimet.

“Tani që është koha për vota, tani vinë ata, dhe pyesin rrugës: Nga i bie Zall-Bastari? Se ata s’dinë as rrugën, është bërë edhe rruga e re. Vijnë këtu dhe pyesin – Në Zall-Bastar jemi këtu? – se nuk e mbajnë mend sheshin si ka qenë. Vijnë këtu dhe pyesin – Në Zall-Bastar jemi këtu? – se shohin një qendër shëndetësore, që është më e mirë sesa ajo në qendër të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla deklaroi se në ditën e zgjedhjeve duhet të jenë të vendosur për të votuar PS që të vijojnë punën për rindërtimin.

” Mbi të gjitha na votoni për kryepunën, reforma në drejtësi. Ti japim jetë në mandatin e 3 reformës në drejtësi, me votë. Ska kohë për të pushuar, Shqipëria është e ardhmja jonë votoni PS”, tha Nikolla ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë. Të pranishëm ishin edhe të gjithë kandidatët për deputetë të PS-së, me në krye drejtuesin politike Lindita Nikolla. Rama ishte gjithashtu në Shkodër.

Rama deklaroi se Shqipëria do të bëhet eksportues neto i energjisë, duke theksuar se s’do të harxhojmë më asnjë lek për energji por do të fitojmë duke e shitur atë.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në Shkodër, Edona Bilali tha se njerëzit as nuk e besonin se ishte ajo do të merrej me politikë. Bilali tha se ajo nuk mund të ndihej rehat në vendin e saj të punës, kur qyteti është mbuluar nga një re gri.

Kandidati i renditur i treti i PS-së në Qarkun Shkodër, Benet Beci, tha se plani i PS-së është që në mandatin e ardhshëm të impletojmë një sërë projektesh që do të transformojnë të gjithë zonën.

Drejtuesi politik i PS-së në Shkodër, Ilir Beqaj, ftoi shkodranët që të bëhen bashkë për ta ndryshuar Shkodrën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>