Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 17 prill

Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 17 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të shtunën disa takime elektorale në disa qytete të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ishte të shtunën në Durrës dhe në Gjirokastër.

Në Durrës, Rama ka falenderuar “patronazhistët”, vullnetarët dhe anëtarët e PS-së në të gjithë vendin për punën drejt firores së PS-së.

Kryeministri paralajmëroi ‘breshër votash’ në kutitë e votimit për PS-në i cili do të sjellë “fundin e këtij shiu për të na lënë barrën e madhe të përgjegjësisë që diellin e bukur të Shqipërisë ta bëjmë të ngrohë çdo shtëpi shqiptare, kudo”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin në Tiranë ku zhvilluan takime zgjedhore me banorë të kryeqytetit nga ku deklaruan se vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen e vendit.

Ata ftuan qytetarët që të votojnë Edi Ramën dhe numrin 12, Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që mund t’i çojë punët përpara.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Babje në Librazhd.  Në bashkëbisedim me banorët, Balla tha se vendi është kthyer në një kantier ndërtimi për shkak të investimeve të shumta që po bën PS në këtë zonë dhe jo vetëm.

Numri dy i PS shtoi më tej se vetëm falë punës së qeverisë Rama dhe PS, në Librazhd është investuar më shumë se asnjëherë tjetër.

Kandidatja për deputete e PS në Pogradec, Blerina Gjylameti zhvilloi një takim me vajza dhe gra të qytetit.

Gjylameti vuri theksin tek investimet dhe tek projektet e qytetit për të ardhmen, ndërsa u ndal veçanërisht në rolin e gruas në ekonominë lokale dhe jo vetëm. Sipas saj gruaja duhet të fuqizohet ekonomikisht, sepse “një grua e fuqizuar është një nënë e mrekullueshme që edukon mirë brezat”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>