Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 19 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 19 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të hënën takime elektorale në disa zona të vendit.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Vlorës, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga kandidati për deputet Niko Kuri dhe nga Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, zhvilloi takimet elektorale në Himarë dhe Qeparo.

Në Himarë, Gjiknuri u ndal te investimet e realizuara gjatë dy mandateve të qeverisjes. Ai tha se çështja e regjistrimit fillestar të pronave, një problematikë e kthyer në gangrenë shumëvjeçare për Himarën, tanimë është në rrugën e duhur, falë bazës ligjore.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, drejtues politik i PS në Tiranë, së bashku me dy kandidatët, Vaid Shaba dhe Etjen Xhafaj, ishin në Luz të Vogël të Kavajës. Ai tha se nuk duhet të ketë kthim pas dhe se vota për Edi Ramën është e vetmja mundësi për të ecur përpara.

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ishte në Peqin.

Ai tha se Partia Socialiste do të vazhdojë të investojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama tha nga Peqini se ky qytet i vogël do të pësoj transformime gjatë mandatit të tretë ku investimet nuk do të mungojnë si në infrastrukturën e qytetit ku puna do të fillojë me sheshin qendror e deri tek ndihma për fermerët.

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka në takimin me gratë dhe vajzat e Ersekës, u shpreh se “çdo votë më 25 prill është një garanci për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”.

Nga Synej i Kavajës, Erion Veliaj tha se ish-kryeministri do të humbë thellë këtë here, edhe brenda llojit të vet, sepse të gjithë në PD e kanë mësuar se me Saliun dhe Metën nuk fitojnë kurrë.  Berisha kandidon për deputet në këtë zonë.

Kandidatët socialiste të Durrësit i bënë thirrje mbështetësve të tyre që të votojnë Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama, duke e kosnideruar si alternativën më të mirë në këto zgjedhje.

Në takimin e zhvilluar në Fermë-Xhafzotaj, kandidatja Ana Dhamo kërkoi nga mbështetësit e PS që të bindin të gjithë personat për të votuar alternativën socialiste në 25 prill.

Kandidati Alban Xhelili tha para banorëve se Partia Socialiste është alternative e vetme për të vazhduar dhe përfunduar projektet e nisura.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Pogradecit në kuadër të fushatës elektorale. Rama tha se ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit dhe se do të ketë në ndërhyrje në zhvillimin e turizmit. Po ashtu kryeministri Edi Rama nënvizoi se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>