Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 6 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 6 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të martën takimet e tyre elektorale në disa qytete të vendit.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Gramshit tha se “PD nuk ka bërë asnjë investim në këtë vend”.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë për PD dhe LSI pasi ata “duan të pengojnë Reformën në Drejtësi”.

Kryeministri Edi Rama ishte në Kolonjë. Ai tha se PS është “e vetmja forcë që mund të sjellë zhvillimin dhe të bëjë realitet investimet në vend”.

Ai sërish foli për PD dhe e cilësoi PD si një parti që kërkon të shesë “Sapunin për djathë”. Ai tha se PD ka  një program jashtë çdo realiteti.

Rama tha se falë pastrimit të kanaleve kulluese dhe ujitëse, vendi sot ka 2-fishin e tokës bujqësore që punohet.

I pranishëm në këtë takim elektoral ishte dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi.

Ai  tha se rrugët që po ndërtohen në Kolonjë do të shkurtojnë distancën me Korçën për 15 minuta.

Vitin tjetët bashkia Kolonjë do të zgjidh e para në vend përfundimisht problemin me furnizim me ujë të pijshëm, tha Peleshi.

Kandidatja për deputete e PS-së në Qarkun Korçë Olta Xhaçka ishe po pashtu e pranishme në këtë takim.

Ajo tha  se “do t’i bëhet rrodhe Edi Ramës për sa më shumë projekte për Kolonjën”.

Kandidatet e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Emiriana Sako ishin të martën në Sukth.

Në takimet me banorët ato thanë se “mandati i tretë do të jetë vazhdim i projekteve të mëdha që sapo kanë nisur në Durrës, të cilët do ta transformojnë plotësisht atë”.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një tjetër takim me banorët e rajonit numër 3 në Elbasan.

Balla sërish dhe në këtë takim ka bërë krahasim mes punës së PS dhe PD.

Ai tha se marrëdhënia me ligjin është ndryshimi më i madh mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e LSI.

Drejtuesi politik i PS në Vlorë Damian Gjiknuri ishte të martën në lagjen Çole, i shoqëruar nga deputetët aktualë Vilma Bello e Fate Velaj dhe kandidati Ilir Metaj.

Gjiknuri deklaroi se vota e 25 Prillit duhet të jetë “një votë për të garantuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e projektit politiko-ekonomik të qeverisë për Vlorën”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi të martën në mëngjes ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si kandidat për deputet të PS në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, në një takim të zhvilluar me përfaqësues të bizneseve të kësaj zone.

Shalsi tha se Kashari ka “një potencial të madh por mbi të gjitha , ku janë të përqendruara bizneset, është një motor ekonomik, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>