Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 22 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 22 prill

Partia Socialiste finalizoi fushatën e saj elektorale të enjten në sheshin Skëndërbej.

Ndërkohë kandidatët e saj gjatë ditës zhvilluan disa takime nëpër qytetet e Shqipërisë.

Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe kandidate për deputete e PS zhvilloi një takim në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Kushi tha se ndihet “entuziazmi në rritje i qytetarëve dhe besimi i palëkundur se vetëm Partia Socialiste është forca progresiste që sipas saj ka kurajon dhe vullnetin për të çuar përpara reforma të rëndësishme jo vetëm për Elbasanin, por për të gjithë Shqipërinë”.

Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale edhe në Bashkinë e Konispolit me një miting ku mori pjesë drejtuesi politik i kësaj partie për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidatët për deputetë Anila Denaj e Teuta Ramaj.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim përmbyllës edhe në Sarandë.

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në njësinë administrative të Dvoranit.

Kandidatët e PD në Durrës zhvilluan po ashtu një takim përmbyllës.

“Gara jonë e vetme është të arrijmë objektivin për të marrë 8 mandate në Qarkun e Durrësit”, deklaroi Drejtuesi politik Adrian Çela.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dardhë, në Librazhd.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>