Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 23 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 23 prill

Partia Socialiste përmbylli të enjten fushatën elektorale në sheshin Skëndërbej, teksa të enjten zhvilloi takimet e fundit elektorale në Durrës dhe në Vlorë para heshtjes zgjedhore, e cila nis më 24 prill.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri i shoqëruar nga kandidatët për deputetë zhvilluan takime elektorale përmbyllëse të fushatës në rajonin Nr.4 dhe Nr.5 të qytetit bregdetar.

Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka publikoi një video në rrjetet sociale ku fton qytetarët që të votojnë Partinë Socialiste.

Xhaçka theksoi se në 8 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste është bërë shumë, por ka akoma shumë për t’u bërë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë. Ai tha se prindërit do duan të sjellin fëmijët e tyre në këtë shkollë, e cila është padyshim një ndër më të bukurat në vend.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në takimin përmbyllës të fushatës në Librazhd, deklaroi se socialistët do të fitojnë thellë zgjedhjet e 25 prillit. Balla ka komentuar edhe ngjarjen në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, duke thënë sesa kohë që Berisha e Meta janë në politikë, do prodhojnë dhunë.

Partia Socialiste ftoi sërish për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Deklaratat u bë nga numri 2 i PS-së, Taulant Balla gjatë një intervistë nga Elbasani për Report Tv. Balla tha se bashkëpunimi me PD-në ka nisur më 17 maj, duke shtuar se ky bashkëpunim do të jetë në kuadër të reformave të thella në qeveri. Balla tha se në mandatin e ardhshëm janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të ulin numrin e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga 140 në 101.

Kryeministri Edi Rama mbylli të premten fushatën elektorale në Durrës, për të shkuar më pas në Vlorë, dy qytete ku ai kandidon si deputet. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe njëherë te thirrja e rëndë për terror e vrasje e Xhelal Mziut dhe më pas edhe faljes që ai kërkoi. Rama tha se Mziu u detyrua të kërkonte falje nga PD, për të cilët tha se ende nuk kanë kërkuar falje për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>