Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan takime elektorale të mërkurën në disa qytete të vendit.
Kryeministri Edi Rama ishte të mërkurën në Memaliaj.
Ai zhvilloi një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër.
Rama përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit.
Rama ishte gjithashtu në Përmet, ku zhvilloi një takim me disa gra.
Kryeministri tha se duhet të krijohen dyqane super speciale me ushqime tradicionale, që sjellin shumë të ardhura.
Drejtuesi politik i Qakut të Gjirokastrës Bledi Çuçi tha se zejtraia dhe produktet tradicionale duhet të kthehen në marka. Ai u shpreh se shumë shpejt produktet e Përmetit, apo produktet lokale do të dalin në tregjet e huaja dhe me çmime shumë të mira.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Menglit në Elbasan.
Balla u shpreh se PS u vendos përballë sfidave të forta siç ishte tërmeti dhe pandemia.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Laprakës ku edhe ka prezantuar kandidatin për deputet të PS, Ulsi Manjën.
Manja tha se “krenohet me punën e bërë në Tiranë”.