Përmbledhje e takimeve elektorale të PS

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS

Kandidatët e  Partisë Socialiste zhvilluan të hënën takime elektorale në disa qytete të vendit.

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Gjirokastrës dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ishte të hënën në fshatrat rreth Tepelenës.

“Tepelena është një shembull kuptimplotë i transformimit falë mbështetjes me investime nga qeveria”, tha ai.

Ai tha se qeveria e ka transformuar Tepelenën.

Kandidatja për deputete në Vlorë, njëherësh ministre e ekonominë Anila Denaj zhvilloi takim në Sarandë. Ajo foli për problematikat dhe avantazhet që ka qyteti i Sarandës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte në Njësinë 4 në Trianë ku prezantoi kandidatin për deputet, Arben Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se “teksa Basha në programin e tij lehtëson oligarkët, Partia Socialiste do zerojë taksën për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël”.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6.

Gjatë takimit ai përgjigj kritikave të PD-së duke thënë se “mjafton që të shohin depon e ujit që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën”.

Kandidati për deputet në i PS Spartak Braho ishte i pranishëm në prezantimin që i bëri kreu i fushatës së Tiranës për PS-në Erjon Veliaj.

Gjatë fjalës së tij Braho tha se ka tre dëshmorë në familje, duke shtuar se nëse fiton do të ndërtojë rrugën Berat – Skrapar, për shkak të gjendjes së rëndë të këtij aksi.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kandidon si deputete e PS në Tiranë. Ajo ishte gjithashtu e pranishme në preznaitmin e Veliajt.

Në prezantim ishte dhe Etjen Xhafaj, i cili ka pasur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Energjisë. Ai tha se “bregdeti dhe turizmi, resurse të zonave ku ai po zhvillon të gjithë fushatën për zgjedhjet e 21 Prillit, Kavajë, Rrogozhinë, janë e ardhmja e ekonomisë”.

Mimi Kodheli e pranishme në prezantim tha se “detyra e poste të rëndësishme gjatë karrierës së saj të gjatë politike, por në top listë rendit kohën kur drejtonte së bashku me Edi Ramën bashkinë e Tiranës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>