Dje, rrugët e Durrësit janë mbushur me ujë nga rreshjet e shiut.
Shkak për këtë është mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve, që vitet e fundit është dëmtuar nga ndërtimet pa kriter në qytet.
Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe dëme në katet e para të banesave dhe lokaleve.