Përmbyten shtëpitë në Durrës, banorët apel për ndihmë

Nga Exit News
Përmbyten shtëpitë në Durrës, banorët apel për ndihmë

Të paktën dhjetë shtëpi në zonën e ish-Kënetës në Durrës janë përmbytur, pas reshjeve të vazhdueshme të 24 orëve të fundit.

një reagim për Report TV, një banor bëri apel për ndihmë nga institucionet sepse shtëpitë janë përmbytur dhe nuk kanë se si të dalin nga banesat.

Ai kërkoi ndërhyrjen e punonjësve të bashkisë për të rregulluar sa më parë kanalizimet:

“Jemi rreth 10 familje të përmbytura në zonën e ish kënetës dhe kjo situatë është e përsëritur sa herë që bie shi.

Bëj thirrje të hapin sa më shpejtë tubacionet që të kalojë uji, kam 22 vite në Durrës që paguaj taksa dhe shteti të vijë të më përgjigjet, të krijojë kanalizimet.”

Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta dhe në rrugët kryesore të Durrësit ku qarkullimi i makinave është vështirësuar shumë.

Gjendja pritet të rëndohet në ditët në vazhdim pasi reshjet parashikohet të vazhdojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>