Përmbytet godina e bashkisë nga punimet e dobëta të Sheshit Skenderbej

Përmbytet godina e bashkisë nga punimet e dobëta të Sheshit Skenderbej

Para dy ditësh është përmbytur godina e Bashkisë Tiranë për shkak të rreshjeve të shiut.

Sistemi i kullimit të ujrave të Sheshit Skenderbej nuk ka funksionuar siç duhet dhe për pasojë ujërat e shumta të shiut kanë përmbytur katin nëndhe dhe atë përdhes të godinës së Bashkisë.

Mjedisi më i përmbutur ka qenë ai i arkivës së bashkisë, ku mbahen të gjithë dokumentat urbanistikë të bashkisë, përfshi lejet e ndërtimit, projektet dhe planet urbanistike.

Siç shikohet në foton më sipër, punonjësit e bashkisë janë përpjekur t’i thajnë, në mënyrë primitive, një pjesë të dokumenteve të lagura duke i hapur ato nëpër mjediset e brendëshme të godinës dhe duke i varur në parvazet e brendëshme të shkallëve të godinës.

Punimet për pedonalizimin e Sheshit Skëndërbej dhe për ndërtimin e parkimit nëntokësor kanë prishur nivelin e vendosjes së pusetave që mbledhin ujin e sheshit duke krijuar kështu mundësi për pëmrbytje të vazhdueshme të godinave përqark sheshit.

Për ironi të fatit, përmbytja ka ndodhur një ditë pasi një qendër në Barcelonë më lidhje shumë të ngushta më Kryeministrin Rama i ka dhënë Sheshit Skënderbej një çmim për hapësirë publike, të cilin kryebashkiaku Veliaj po e promovon në mënyrë agresive prej një jave. Por natyra duket se ka diskredituar këtë përpjekje propagandistike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>