Përmbytje në gjithë Shqipërinë, tre persona humbin jetën

Përmbytje në gjithë Shqipërinë, tre persona humbin jetën

Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar viktimat e para dhe përmbytje në gjithë vendin.

Një 40 vjeçar është mbytur në rrjedhën e lumit Mat, i cili ka dalë nga shtrati. Lumi i Tiranës ka nxjerrë një viktimë afër Kamzës. Viktima është një mashkull rreth 40 vjeç. Ndërsa në Këlçyrë, një 50 vjeçar ka rënë nga tarraca nga era e fortë teksa po përpiqej të rregullonte çatinë.

Lumi Mat ka përmbytur zonat përreth duke shkaktuar dëme në dhjetra banesa.

Portat e HEC-ve në Shkopet dhe Ulëz janë hapur për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Dalja nga shtrati e degëve të Matit nga hapja e portave ka përmbytur Lezhen dhe Fushë-Krujën. Në Lezhë 630 hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa në Fushë-Krujë uji ka nisur të hyjë në biznese e banesa.

Në Shkodër, 30 banesa janë nën ujë dhe qindra hektarë tokë janë dëmtuar nga dalja nga shtrati të degëve të lumit Drin.

Rrugët kryesore të Durrësit janë përmbytur duke bërë të pamundur qarkullimin e makinave apo qytetarëve.

Në Tiranë, lumi Lana ka dalë nga shtrati. Në zonën e Bregut të Lumit, Don Bosko, Kombinat, Selitë, dhe në Komunën e Parisit situata është e rëndë. Të paktën 4 shkolla janë përmbytur dhe akset rrugore dalëse të qytetit janë të pakalueshme.

Në Vlorë, rrugët e qytetit janë përmbytur dhe një traget me 300 pasagjerë ka mbetur i bllokuar në det për shkak të dallgëve.

Ministria e Arsimit ka lajmëruar mbylljen e shkollave në gjithë vendit deri sa të qetësohet situata.

Ndërkohë Kryeministri Rama ka mbledhur shtabin e emergjencave civile në Tiranë për të diskutuar për ndërhyrjet në zonat e përmbytura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>