Përmbytjet, LSI akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët

Nga Exit News
Përmbytjet, LSI akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi, të premten, qeverinë se ka braktisur qytetarët, duke iu referuar situatës së krijuar në vend nga përmbytjet.

Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i LSI Petrit Vasili tha se Shqipëria “është mbërthyer në darën e përmbytjeve dhe të një situate moti të jashtëzakonshme”.

Ai shtoi se kjo situatë  ka krijuar probleme shumë të mëdha për jetën e qytetarëve, për pronën e tyre dhe për veprimtaritë ekonomike që lidhen me to.

Por përballë kësaj situate, sipas Vasilit qeveria nuk po reagon. Duke iu drejtuar qeverisë,Vasili tha:

“Ku janë emergjencat civile për të cilat ulërihet dhe duartrokitet pa fund? Ku ndodhen?

Ku ndodhen tërë këta llafazanët e qeverisë, që nuk lënë llaf pa thënë? Këtu nuk flet thjesht dhe vetëm opozita, flasin edhe ngjarjet.

Ja ku janë! Ku e kanë këta qytetarë qeverinë e tyre? Ku ndodhet kjo qeveri?”

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë qarqe.

Lezha është një nga qytetet e prekura nga përmbytjet. Në një deklaratë për mediat, kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu deklaroi se situata në qytet është mjaft e rënduar dhe e rrezikshme për shkak të shirave.

Ai tha se po pret ekipin e emergjencave nga Tirana për të vlerësuar gjendjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>