Përmbytjet, mbi 70 banorë strehohen në aeroportin e Gjakovës

Nga Exit News
Përmbytjet, mbi 70 banorë strehohen në aeroportin e Gjakovës

Më shumë se 70 persona që kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e përmbytjeve, janë strehuar të martën në Aeroportin e Gjakovës, raportojnë mediat e Kosovës.

Si pasojë e motit të keq janë rrëzuar disa ura dhe ka pasur përmbytje në disa shtëpi, ka deklaruar Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj,

Ai është shprehur se gjendja është e qetësuar për momentin. Më tej ai shtoi:

 “Pjesën më të madhe të telasheve e kemi pasur me përmbytjen e bodrumeve, shtëpive, si në zonën urbane, dy ditë pas na u konfirmua edhe nga zona jashtë qytetit në fshatra.

Kurse ditën e diele na ka bërë goxha dëme pas orës 22:00, të reshurat kanë prishur disa ura nga ana e infrastrukturës rrugore. Disa shembje të dheut, por fatbardhësisht viktima njerëz nuk kemi.”

Sipas Hoxhajt, reshjet e borës që po vijojnë gjatë së martës mund të bëjnë që gjendja të përkeqësohet.

Qeveria në detyrë e Kosovës paralajmëroi të hënën se do të krijojë një fond emergjent për të gjithë familjet e prekura nga përmbytjet.

Që nga e premtja, 8 janar, në Kosovë, dhjetra komuna janë përmbytur.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, IHK njoftoi se si rezultat i reshjeve intensive, niveli i ujit në lumenj është rritur.

Sipas të dhënave të IHK-së, kanë arritur kuotat maksimale në lumenjtë Drini i Bardhe, Ereniku, Peja Bistrica, Decani Bistrica, Mirusha, Toplluha, Ibri, Sitnica dhe Drenica.

Me përjashtim të komunave të tjera, përmbytje u raportuan në disa lagje të kryeqytetit, Prishtinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>