Reshjet e vazhduara të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Durrësit.
Përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti publikoi një video nga rrugët e përmbytura në Durrës ku duket vështirësia e shkaktuar në qarkullimin rrugor.
“Durrsakët do t’i kujtojnë me neveri ‘punën’ dhe ‘veprat’ e Partisë Socialiste në 20 vite qeverisje të qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri më sot. Nuk kanë si t’i harrojnë vrragat që barbaria e periudhës së Dakos la në fytyrën e qytetit,” u shpreh Teliti.
Ai i bëri thirrje durrësakëve që në 25 prill të reagojnë me votë dhe të largojnë Ramën nga qeverisja.