Përmbytjet në Durrës, PD akuza Ramës e Dakos për ndërtimet

Nga Exit News
Përmbytjet në Durrës, PD akuza Ramës e Dakos për ndërtimet

Reshjet e vazhduara të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Durrësit.

Përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti publikoi një video nga rrugët e përmbytura në Durrës ku duket vështirësia e shkaktuar në qarkullimin rrugor.

“Durrsakët do t’i ‎kujtojnë me neveri ‘punën’ dhe ‘veprat’ e Partisë Socialiste në 20 vite qeverisje të qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri më sot. Nuk kanë si t’i harrojnë vrragat që barbaria e periudhës së Dakos la në fytyrën e qytetit,” u shpreh Teliti.

Ai i bëri thirrje durrësakëve që në 25 prill të reagojnë me votë dhe të largojnë Ramën nga qeverisja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>