Përmbytjet në Kosovë, Haradinaj thirrje qeverisë të ndihmojë familjet e prekura

Nga Exit News
Përmbytjet në Kosovë, Haradinaj thirrje qeverisë të ndihmojë familjet e prekura

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i bëri thirrje, të dielën, qeverisë së Kosovës që të ndihmojë familjet e prekura nga përmbytjet.

Haradinaj tha se qeveria në detyrë e Kosovës duhet të vendosë për ndarjen e fondit emergjent.

Në një postim në Facebook ai deklaroi:

 “Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës. Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>