Pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli ndryshim për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar, një tjetër proces po zhvillohet në Gjykatën Administrative me paditës shoqatën “Impetus”.
Kjo është e vetmja padi brenda afateve në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Shoqata “Impetus” thirri si palë të treta edhe Presidentin e Republikës dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit për të marrë mbështetje prej tyre por ata nuk i janë ende ftesës.
Në një letër dërguar dy institucioneve, shoqata argumenton se padia në Gjykatën Administrative është i vetmi shans për të shpallur të pavlefshën VKB për prishjen e godinës duke i hapur rrugë kështu mundësisë për të rindërtuar godinën siç ishte.
Gjykata Kushtetuese u shpreh se vendimi për prishjen e Teatrit nuk është kompetencë e saj për t’u shqyrtuar por e Gjykatës Administrative.
Por mos interesimi i Presidencës dhe KLSH ndaj ftesës së shoqatës “Impetus” nxiti reagimin e tyre në një letër të hapur ku thonë se nëse këtyre institucioneve i mungon vullneti për të ndjekur këtë çështje ata do të tërhiqen nga padia.
“Nuk mund dhe nuk duhet të jetë interesi i Teatrit Kombëtar i përfaqësuar nga vetëm një shoqatë kundër të gjithëve, sidomos kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vështirësuar gjithçka, si dhe kur jetojmë në kohëra të vështira për vetë gjyqësorin”, mbyll letrën shoqata.