Një tren ekspres, që ishte nisur nga Praga e po udhëtonte drejt Mynihut, u përplas me një tjetër tren vendas të mërkurën, pasi nuk ndaloi para sinjalit të semaforit.
“Ex 351 kaloi përmes një sinjali që tregon Stop … dhe u përplas me një tren pasagjerësh,” njoftoi ministri i Transportit, Karel Havlicek në Twitter.
Nga përplasja humbën jetën 3 persona, mes të cilëve dy drejtuesit e trenave.
Sipas një raportimi nga Reuters, 8 pasagjerë të tjerë u plagosën rëndë dhe disa u dërguan me helikopter në spital.
Dhjetë pasagjerë gjermanë me lëndime më të lehta u dërguan me ambulancë në spitalet gjermane, ndërkohë që shumica pësuan dëmtime të lehta.