
26 persona, pjesa më e madhe ushtarak, u vranë nga përplasja e një avioni ushtarak në Ukrainë, të shtunën, në 26 shtator.
Avioni me 20 ushtarë dhe 7 zyrtarë të Universitetit të Forcave Ajrore të Kharkiv, po kryente një fluturim mësimor, kur u përplas në afërsi të qytetit Kharkiv.
Zyrtarët po hetojnë aksidentin. Sipas tyre, avioni në kohë e aksidentit po drejtohej nga gjenerali, dhe jo nga ushtarët që po rajoheshin.
Vetëm një nga pasagjerët i shpëtoi aksidentit.
Presidenti Volodymyr Zelensky e shpalli të dielën, 27 shtator, ditë zie.