Përplaset rrjeti CNN dhe Presidenti Trump

Përplaset rrjeti CNN dhe Presidenti Trump

“Nuk është puna e CNN të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë. Është e jotja. Puna jonë është të raportojmë lajmin. #Faktet të parat” — kjo është përgjigjia e rrjetit amerikan informativ CNN ndaj sulmeve të Presidentit Trump.

Ky reagim erdhi pas postimit të Presidentit Trump në Twitter ditën e shtunë, ku ai shkroi se:

“FoxNews është shumë më i rëndësishëm në Shtete e Bashkuara se sa CNN, por jashtë Amerikës., CNN International është ende një burim i rëndësishëm i lajmeve (të rreme), dhe ato përfaqësojnë kombin tonë në botë shumë dobët. Bota nuk e sheh të vërtetën përmes tyre!”

Por kjo nuk është hera e parë që Presidenti sulmon median në Amerike. Ai në mënyrë të vazhdueshme i ka kritikuar rrjetet prestigjoze informative amerikane CNN, The Washington Post dhe The New York Times, duke i cilësuar ato si shpërndarëse të lajmeve të rreme.

Kjo qasje e përdorur nga Trump, është një metodë propagandistike e njohur, e cila përdoret për të ulur besueshmërinë e burimit të informacionit kritik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>