Policia e Elbasanit ka arrestuar, pasditen e së mërkurës, Elvis Koçi i cili u përfshi në një përplasje me armë, mes dy makinave.
Koçi u arrestua në spitalin ushtarak në Tiranë, teksa kishte shkuar për tu kuruar.
Ai njihet në Elbasan me nofkën ‘korçari’ dhe ka precedent të mëparshëm penal.
Ndërkohë policia është në kërkim të personit tjetër të përfshirë në përplasje.
Ai është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.