Përplasje në Mal të Zi përpara inaugurimit të udhëheqësit të ri të kishës ortodokse

Përplasje në Mal të Zi përpara inaugurimit të udhëheqësit të ri të kishës ortodokse

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Mal të Zi që përpiqen të bllokojnë ceremoninë e marrjes së detyrës së kreut të ri të kishës ortodokse në Mal të Zi.

Protestuesit në qytetin e Cetinjes hodhën gurë ndaj policisë ndërsa figurat e kishës u dërguan në ceremoni me helikopter por nuk ka raportime për të lënduar.

Ceremonia e kurorëzimit të Joanikije II si kleriku më i lartë i kishës në vend, i njohur si Mitropoliti i Malit të Zi dhe Kryepeshkopi i Cetinjes, po mbahet nën masa të rrepta sigurie në një manastir në qytet.

Protestat pasqyrojnë tensionet në Mal të Zi midis atyre që mbrojnë lidhjet më të ngushta me Beogradin dhe të tjerëve që kundërshtojnë çdo aleancë pro-serbe.

Mali i Zi mori pavarësinë nga Serbia në 2006 por kisha e tij nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, duke e bërë atë një simbol të ndikimit serb në vend.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç i përshkroi sulmet ndaj policisë në Cetinje si “një akt terrorizmi”.

Ai fajësoi partinë e Presidentit Milo Gjukanoviç për organizimin e protestave.

Gjukanoviç kundërshton kurorëzimin, por nuk ka komentuar mbi pretendimet e Krivokapiçit për organizimin e demonstratave. Këshilltari i Djukanovic Veselin Veljovic u arrestua për pjesëmarrje në sulmet kundër policisë të dielën, njoftoi televizioni shtetëror.

I dërguari special i BE -së për Malin e Zi, Tonino Picula, tha se rritja e tensioneve ishin shqetësuese.

“Liria për t’u shprehur edhe për të protestuar është e pacenueshme,” tha Picula.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>