Përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve në Londër

Nga Exit News
Përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve në Londër

Qindra protestues  kundër racizmit u përplasën sot me policinë, në Londër, pavarësisht lajmërimeve të qeverisë për të shmangur grumbullimet e mëdha.

Grupe të ndryshme në Britani, përfshirë edhe aktivistët e djathtë, thanë se ata erdhën në Londër për të protestuar në mbrojtje të historisë së Britanisë.

Protestuesit u mblodhën në memorialin e luftës “Cenotaph” dhe dhunuan statujën e Winston Churchill në sheshin e Parlamentit britanik. Disa protestues të tjerë arritën të kapërcejnë gardhin rrethues përreth këtyre monumenteve dhe filluan të hidhnin tymosëse në drejtim të policëve që po përpiqeshin t’i zbrapsnin. Ndërsa disa protestues të grupeve të djathta u drejtuan drejt sheshit të famshëm Trafalgar, ku u hodhën fishekzjarre në mes të turmës.

Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel postoi në Twitter pamjet e përleshjes mes policisë dhe protestuesve duke i përshkruar ato si “banditizëm të papranueshëm”. “Çdo person që bënë dhunë ose vandalizëm do të përballet me forcën e ligjit”, shkroi ajo në Twitter.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>