Përqafimi dhe puthja e nipërve dhe mbesave nuk këshillohet

Nga Exit News
Përqafimi dhe puthja e nipërve dhe mbesave nuk këshillohet

Përqafimi dhe puthja e nipërve dhe mbesave pasi të kthehen nga shkolla mund të mos jetë “gjëja më e arsyeshme për të bërë”, ka paralajmëruar një ekspert epidemiologjik.

Profesori Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve dhe  anëtar i Sage, ka kërkuar që gjyshërit dhe prindërit, të ruajnë distancën fizike me fëmijët që shkojnë në shkollë.

Komentet e tij erdhën në një kohë që mijëra nxënës në Angli dhe Uells kanë filluar të kthehen në klasa, ndërsa pjesa tjetër do të hapë dyert javën e ardhshme.

Profesori Viner sqaroi se: “është e qartë se fëmijët mund të jenë asimptomatikë, por ata mund ta transmetojnë sëmundjen, duke vënë në rrezik të rriturit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>