Përse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundërshton hetimet e prokurorisë së Hagës?

Nga Exit News
Përse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundërshton hetimet e prokurorisë së Hagës?

Faton Klinaku, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shpjegoi të enjten arsyet përse organizat kundërshton hetimet dhe gjykimin e prokurorisë e gjykatës speciale, ndaj ish-udhëheqësve të luftës për lirinë e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Klinaku deklaroi se prokuroria special ‘po bën shantazh’ ndaj liderëve të Kosovës:

Arsyeja e kundërshtimit tonë ndaj kësaj gjykate ka qenë se ne kemi parë që drejtësia ndërkombëtare është vetëm duke bërë shantazhe dhe montime të provave.”

Duke folur mbi raportin ku bazohet ngritja e gjykatës special, Klinaku tha se raporti është ‘tendencioz e monstruoz’:

“Kundërshtimi tjetër ndaj kësaj gjykate, kemi pasur parasysh se është krijuar mbi bazën e raportit të Dick Martit, raport i cili në kohën që është miratuar në Këshillin e Europës, ne si organizatë e veteranëve kemi mbledh një peticion me mbi 230 mijë nënshkrime .

Raporti ishte monstruoz. Në atë kohë as Kosova, as Shqipëria nuk mund të bënte trafik organesh. Ka qenë raport tendencioz. Kuvendi nuk është dashur ta miratojë si gjykatë.

Këto akuza janë të fabrikuara nga ana e prokurorisë serbe, kriminelëve serbë.”

Po ashtu Klinaku tha se liderët e UÇK-së janë gjykuar dhe më parë për të njëjtat akuza:

“Këto akuza që i kanë ngritur tash kësaj katërshes, Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, po akuzohen për disa ngjarje në Kosovë, të cilat më herët kanë qenë të gjykuara nga procese si vendore dhe ndërkombëtare. Janë akuza të përsëritura.”

Në fund, sekretari i Organizatës së Veteranëve theksoi se gjykatës së Hagës i ka mbaruar mandati në gusht dhe se e konsiderojnë si gjykatë ‘ilegale’.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>