Përse SPAK po heton pronarin e RTV Ora, Ylli Ndroqi?

Nga Exit News
Përse SPAK po heton pronarin e RTV Ora, Ylli Ndroqi?

Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion ka nisur hetimet kundër Ylli Ndroqit, pronarit të televizionit RTV Ora.

Sipas njoftimit, SPAK ka dyshime se Ndroqi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale në Turqi, Itali e Shqipëri, dhe se pasuria e tij në Shqipëri është vënë me të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.

SPAK sqaron se Ndroqi, i njohur dhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, është arrestuar dy herë:

 – Në 2 shtator 1998, policia e Stambollit ka arrestuar në flagrancë me 30.5 kg lëndë narkotike heroine, Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu, dhe 6 persona të tjerë. Interpol Tirana ka konfirmuar të dhënat dhe rezultoi se Ylli Bahri Ndroqi, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) Pasmaciu (Pasmaçiu), i arrestuar në Turqi.

 – Në vitin 2004, po ashtu, në Itali, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të një operacioni, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal. Në vitin 2006, prokuroria e Milanos lëshoi urdhër arresti për Ndroqin. Ai u arrestua në 17 shkurt 2015, bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006.

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive në emër të Ndroqit ku përfshihen: aksionet në kompanitë Ora, Yldon, REN-DON, Ecogades Landon Balcan, ALBANIA BAY MARINE, apartamente në Tiranë e Durrës, 5 makina, disa sipërfaqe tokash, 100 mijë metër katrorë sipërfaqe pylli në Lanabregas, etj.

SPAK dyshon se Ndroqi nuk ka burime të ligjshme për vënien e kësaj pasurie.

Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>