Persona me veshje civile kanë shoqëruar një të ri të enjten, ende pa nisur protesta.
I riu u ka kërkuar të ndalojnë e ta lënë të lirë duke thënë se nuk kishte bërë asgjë.
Momenti i shoqërimit është siguruar nga kamerat e News24.
Është bërë publik dhe identiteti i të personit që është marrë nga civilët, ai quhet Mexhit Kastrati.
“S’kam bërë asnjë gjë. S’kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni”, ka thënë i riu teksa policia e ka shoqëruar.
Gazetarët nga terreni raportojnë se policia po arreston protestues ende pa nisur protesta në ditëne saj të katërt.