Persona të paidentifikuar i vënë zjarrin makinës së gjyqtarit në Shkodër

Nga Stafi i Exit
Persona të paidentifikuar i vënë zjarrin makinës së gjyqtarit në Shkodër

Persona të paidentifikuar i vunë flakën makinës së gjyqtarit Andri Ymeri në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës. Policia dyshon se zjarrvënia është bërë me qëllim kanosje për shkak të detyrës së Zotit Ymeri.

BalkanWeb raportoi se makina, tip Mercedez-Benz, e gjyqtarit të Shkallës së Parë Shkodër, Andri Ymeri ishte parkuar pranë kishës françeskane në Shkodër. Pak përpara mesnate dy persona me motor janë afruar, e kanë lyer makinën me benzinë dhe i kanë vënë flakën.

Momenti i zjarrvënies është fiksuar nga kamera të sigurisë. Zjarri ka përfshirë edhe një makinë tjetër parkuar pranë makinës së gjyqtarit Ymeri. Zjarrëfikësit që mbërritën në vendngjarje u munduan t’i fiknin flakët, por të dyja makinat u shkrumbuan.

Gjyqtari Ymeri ka mohuar të ketë konlfikte, por policia dyshon se ngjarja lidhet me punën e tij dhe se diegja e makinës mund të jetë formë kërcënimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>