Personat e përfshirë në vrasjen e gazetares malteze të lidhur me mafian shqiptare

Nga Exit News
Personat e përfshirë në vrasjen e gazetares malteze të lidhur me mafian shqiptare

Dy vellezër maltezë nën hetim për vrasjen e gazetares hulumtuese Daphne Caruana Galizia u akuzuan për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, italian, sicilian dhe libian. Ata dyshohet se kanë blerë nga mafia shqiptare pjesë të bombës, të vendosur nën makinën e gazetares.

Ata u arrestuan sëbashku me tetë persona të tjerë, disa prej të cilëve u akuzuan për vendosjen e bombës.

Matthew Caruana Galizia, djali i Daphne gjithashtu i përmendi ata si të dyshuarit kryesor për furnizimin me pjesë të bombës. Ai i bëri thirrje autoritetet malteze për hetimin dhe dënimin e tyre.

Në një intervistë me Arber Hitaj për Exit News, djali i gazetares së vrarë tha se nuk është konfirmuar nëse bomba kishte ndonjë lidhje me Shqipërinë. Ai tha se pjesët e bombës mund të kishin ardhur nga Sicilia, por se ekziston një “lidhje shumë e fortë midis mafias siçiliane dhe mafisë shqiptare”.

Exit ka kontaktuar edhe Ministrinë e Brendshme për të komentuar nëse ata po bashkëpunonin me autoritetet malteze në lidhje me akuzat, por ende nuk ka asnjë reagim.

Sipas një informacioni konfidencial të marrë nga Projekti italian i Gazetarisë Hulumtuese si pjesë e Projektit Daphne u zbulua se vëllezërit Agius janë hetuar për kontrabandën e cigareve, trafikimin e armëve dhe aktivitete të tjera të tipit mafizo në të gjithë Evropën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>