Përurohet memoriali në kujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

Nga Exit News
Përurohet memoriali në kujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

Në Kosovë është përuruar memoriali përkujtimor kushtuar qindra mijëra shqiptarëve të cilët u dëbuan nga Kosova gjatë sulmit të Serbisë në vitin 1999.

Vepra është ndërtuar në Bllacë pranë kufirit të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, ku ndodhej edhe ish-kampi i refugjatëve i cili dikur priti  440,000 njerëz që largoheshin nga persekutimi serb.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë rreth 50 njerëz si pasojë e masave anti-COVID.

“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh Jahja Luka, përfaqësues i një shoqate refugjatësh, raporton Euronews.

Memoriali ka në qendër një mozaik, figura kryesore e të cilit është Sherife Ljuta, e cila shfaqet duke i dhënë gji foshnjës së saj, ndërsa me mijëra refugjatë të tjerë ecin pas saj.

“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh ajo.

Rreth 850 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>