Përzgjidhen 12 NUNÇP-at e Gjykatës së Lartë

Nga Exit News
Përzgjidhen 12 NUNÇP-at e Gjykatës së Lartë

Projekti “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Këshillin e Lartë Gjyqësor kanë zgjedhur 12 ndihmësat ligjorë në Gjykatën e Lartë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

Lajmin e bëri të ditur në faqen e Facebook, organizata ku shkruan:

“Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi i USAID-it Drejtësi për të Gjithë ka përfshirë me sukses në gjykatë 12 juristë të rinj e të zotë shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP). Të 12-të nëpunësit po punojnë në gjykatë dhe aktualisht, janë përqendruar tërësisht te krijimi i një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës.”

Exit News ka sqaruar më parë se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka firmosur me Agjencinë amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar (USAID) një memorandum që parashikon krjimin pranë Gjykatës së Lartë të një trupe ndihmësash ligjorë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

Këta punonjës do të kryejnë një pjesë apo të gjitha funksionet e ndihmësve të sotëm ligjore. Ata do të studiojnë dosjen dhe përgatisin relacion për vendimet e mëparshme, pretendimet e palëve, problemet ligjore, si dhe japin mendim nëse rekursi duhet pranuar apo refuzuar, në bazë të të cilit gjyqtarët vendosin të pranojnë apo refuzojnë gjykimin e çështjes.

Ata do të kenë qasje të plotë në përmbajtjen e dosjes, do ta analizojnë atë dhe do të hartojnë raporte përkatëse—produkti i kësaj pune do t’i shkojë direkt gjyqtarëve apo këshilltarëve ligjore, kjo është një punë që ligji ja autorizon vetëm ndihmësve ligjore dhe gjyqtarëve

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme