Pesë kandidatë për kreun e PD

Pesë kandidatë për kreun e PD

Pesë kandidatë janë regjistruar për garën për kryetar të Partisë Demokratike:

Lulzim Basha, kryetari aktual i PD

Eduard Selami, ish-kryetar i PD (1992-1995)

Astrit Sinanaj, anëtar i PD nga Fieri

Erion Piciri, anëtar i PD dhe themelues i Institutit të Lidershipit në Tiranë

Astrit Patozi, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i PD

Dita e fundit e regjistrimit për të kandiduar ishte 2 korriku. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 korrik.

Më 1 korik, Astrit Patozi deklaroi se vendimi i tij për të kandiduar kushtëzohet nga 6 kërkesa që garantojnë garë të ndershme, për plotësimin  e të cilave ishe i gatshëm të punonte më Zotin Basha.

Mësohet se mes Bashës e Patozit ka nisur bisedimi për plotësimin e këtyre kushteve si krijimi i kushteve të barabarta për kandidatët, vënia në dispozicion e zyrave brenda PD-së për kandidatët dhe stafet e tyre, si dhe përfaqësimi i barabartë në komisionet dhe strukturat e organizimit dhe numërimit të votave.

Por zoti Basha duket se nuk ka pranuar dy nga kërkesat e Zotit Patozi: shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe dhënien e mënjëhershme të dorëheqjes, si dhe largimin e Zotit Basha dhe stafit të tij nga ndërtesa e Partisë Demokratike.

Kryesia e PD-së do të zhvillojë sot në orën 19:00 mbledhjen për miratimin e kandidaturave dhe nisjen e procesit zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>