Pesë miliardë doza vaksine antiCovid janë injektuar në të gjithë botën

Nga Exit News
Pesë miliardë doza vaksine antiCovid janë injektuar në të gjithë botën

Më shumë se pesë miliardë doza anti-Covid janë injektuar globalisht, tregon një raport i AFP i cili citon burime zyrtare. U deshën rreth 140 ditë që të injektoheshin 1 miliardë doza, ndërsa tre miliardët e fundit janë arritur për rreth 90 ditë.

Gati 40%, 1.96 miliardë, nga 5 miliardë doza janë administruar në Kinë. India me 589 milionë dhe SHBA me 363 milionë përbëjnë treshen e vendeve që kanë injektuar më shumë doza.

AFP raporton se Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi ku janë marrë më shumë doza për frymë midis vendeve me më shumë se 1 milion njerëz. Në emirate janë injektuar 179 doza për 100 banorë, që do të thotë se ka vaksinuar plotësisht gati 75% të popullsisë së saj.

Më pas vjen Uruguai me 154 doza për 100 banorë, Izraeli (149), Katari (148), Singapori (147), Bahreini (144), Danimarka (143), Kili (140), Kanadaja (139), Portugalia dhe Belgjika (138 secila) , Kina (136), Spanja (134), Irlanda (133) dhe Britania e Madhe (132).

Shumica e këtyre vendeve kanë vaksinuar plotësisht midis 65-70% të popullsisë së tyre. Disa, si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Izraeli, Uruguai dhe Kili kanë filluar të japin të dozat përforcuese në një përpjekje për të zgjatur mbrojtjen e të vaksinuarve.

Franca, e cila do të fillojë të japë doza përforcuese nga mesi i shtatorit, ka injektuar 126 doza për 100 persona me 62% të popullsisë plotësisht të vaksinuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë 110 doza për 100 banorë, rreth 52% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

Shumica e vendeve të varfra tani kanë filluar të vaksinohen, kryesisht falë skemës Covax, por shpërndaja e vaksinave mbetet shumë e pabarabartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>