Peshëngritësi Qerimaj i bashkohet PS-së: Me Veliajn, i kënaqur si sportist e si prind

Nga Exit News
Peshëngritësi Qerimaj i bashkohet PS-së: Me Veliajn, i kënaqur si sportist e si prind

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Socialiste, duke iu bashkuar grupit të personazheve të njohur që dalin në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në takimet elektorale.

Të premten gjatë një takimi në Laprakë, Qerimaj falenderoi Veliajn për atë që ka bërë për sportin duke i mundësuar fusha dhe palestra të reja.

Ai tha se dhe si prind është i kënaqur me punën e bërë nga Veliaj dhe kërkon që kjo punë të vijojë.

Qerimaj shprehu dëshirën që në zgjedhjet e 25 prillit, PS ‘të marrë sërish e vetme timonin’.

Ndërsa deputeti Ulsi Manja tha se:

“Me Erkandin që na bashkohet sot, do të kemi një skuadër e rëndë që 74 jam i bindur që do t’i fitojmë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>