Peter Wilson, arkitekt "i jashtëm"!

Peter Wilson, arkitekt "i jashtëm"!

Peter Wilson, arkitekti i “oborrit” të Kryeministrit Rama nuk e fsheh moton e tij “më interesojnë jo planet, por projektet konkrete me klientë që paguajnë.”

Këtë moto e ka bërë të qartë edhe në diskutimet për planet rregullatore të qyteteve, në të cilën ai është i përfshirë (shih këtu).

Kjo thënie e Zotit Wilson shpjegon qasjen novative mashtruese, me arkitektë të huaj, të përdorur nga Edi Rama e të tjerë nga viti 2000 e këtej për t’i shitur si zhvillim modern projektet e tyre klienteliste dhe shkatërruese të qyteteve tona.

Arkitekti “i jashtëm” Wilson projektoi në mes të sheshit qendror të Korçës—ndoshta qytetit të vetëm që i kishte shpëtuar betonit të tranzicionit—një kullë betoni që i ngjan aq shumë kullave të vrojtimit të burgjeve apo atyre përgjatë ish-murit të Berlinit.

Ai projektoi në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës një park lojrash me platforma e mure betoni që nuk do guxonte ta imagjinonte në asnjë vend tjetër të botës.

Madje në Parkun e Liqenit, ai kishte planifikuar edhe një kafene disa katëshe edhe një kullë vrojtimi si ajo e Korçës, të cilat u hoqën nga frika e reagimit të publikut.

Arkitekti “i jashtëm” Wilson ka propozuar edhe një urë—dashtë zoti jo prej betoni—në mes të liqenit të Tiranës, për të krijuar lehtësi lëvizjeje midis anës veriore të parkut dhe anës jugore të tij, mbase për VIP-at apo hollandezët që jetojnë tek vilat në park.

Zotëria “i jashtëm” ka propozuar edhe që Qyteti Studenti të mbushet me kulla 10-17 kate—në disa kate të të cilave do të jetojnë studentë, ndërsa në pjesën tjetër do të lulëzojë partneri publik-privat e do ketë apartamente private për shitje, si në çdo pjesë tjetër të Tiranës.

Mbase ai do të projektojë e ndërtojë—përgjatë Liqenit të Pogradecit, hartimin e planit rregullues të të cilit e “fitoi” para pak kohësh—struktura të lehta betoni, të cilat do t’i japin jetë liqenit: shtëpiza betoni e, mbase, varka betoni apo ndonjë pulëbardhë betoni.

Në fund të fundit, aftësitë krijuese prej betoni të arkitektit të “jashtëm” Wilson duket se nuk shterojnë!

 

Artikuj të lidhur:

Arkitekti i këndit të lojrave “jeton” me paratë tona publike

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>