Peticion për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Peticion për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Arkitekti Edriol Doko ka nisur një peticion online ku kërkon të rindërtohet Teatri Kombëtar atje ku ishte e si ishte. Ai i drejtohet Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj. Peticionin ka mbledhur deri më tani 5000 firmëtarë.

Arkitekti Doko, i cili punon në Itali, shkruan se rindërtimi i Teatrit është i rëndësishëm për trashëgimin dhe vlerat historike të tij.

Godina e Teatrit u shemb në mënyrë të paligjshme, ditën e dielë, më 19 maj, në 4:30 të mëngjesit. Shembja u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Ku dhjetra qytetarë u dhunuar dhe u burgosën pa të drejtë nga policia.

Presidenti i Europa Nostras Hermann Parzinger i kërkoi publikisht Bashkimit Europian që të dënojë shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj, në shkelje të ligjeve dhe duke dëmtuar trashëgiminë kulturore. Gjithashtu shembja e paligjshme u dënua edhe nga Eurokomisionerja për Kulturën Mariya Gabriel.

 

Firmosni dhe shpërndani peticionin për rindërtimin e Teatrit.

5 komente

  1. Ola 20 Maj, 2020 në 1:15 pm

    Ne nga jashte nuk mund ta hapim petiocionin 😢.

  2. Noname 20 Maj, 2020 në 8:28 pm

    Ska lidhe jashtë brenda. Aksesohet edhe jashtë Shqipërisë.

  3. Mirela Lazaj 22 Maj, 2020 në 11:14 pm

    Jam pro rinderitmit te Teatrit Kombetar, atje ku ishte dhe si .

  4. nine 23 Maj, 2020 në 10:26 am

    Jam pro rindertimit dhe ashtu siq ishte.Atehere do me pushojne lotet qe me rrjedhin sa here e kujtoj ate trashegimi kulturore 81 vjeçare qe perfundoi ne germadhe

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme