Petrit Gjoni, kandidati i LSI-së në qarkun e Lezhës, mori sot mandatin e ish-deputetit socialist Armando Prenga.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve voti unanimisht për t’i dhënë mandatin zotit Gjoni.
Mandati i ish-deputetit Prenga i kaloi partisë së dytë në koalicionin e majtë, LSI-së, për shkak se dhe kandidati i fundit në listën e PS-së Kastriot Piroli prekej nga ligji i dekriminalizimit, njësoj si kolegu i tij Prenga.