Petrit Vasili e Paskal Milo nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Petrit Vasili e Paskal Milo nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i LSI Petrit Vasili dhe kryetari i PDS Paskal Milo firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi afatgjatë mes tyre.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë përmban marrëveshja mes dy partive, por mësohet se një prej pikave kryesore të saj është monitorimi i procvesit të votimit dhe mbrojtja e votave të PDS-së nga komisionerët e LSI. Gjithsesi, bazuar në marrëveshjen Rama-Basha të 18 majit, PDS e LSI do të duhet të garojnë të ndara në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Marrëveshja do të materializohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në prespektivë gjatë qeverisjes së ardhshme të vendit”, u shpreh Zoti Milo.

Zoti Milo vazhdoi më tej duke deklaruar:

“LSI po dëshmon që është parti e hapur e kërkon bashkëpunimin, i vlerëson aleatët, nuk i hedh ata në kosh.”

Marrëveshja mes dy partive, të dyja në koalicion me PS-në në zgjedhjet e vitit 2013, erdhi një ditë pasi Partia Socialiste, përmes Petro Koçit, i kërkoi partive të majta të vogla të çregjistrohen nga zgjedhjet e t’i kërkojnë elektoratit të tyre të votojnë PS-në, me qëllim maksimizimin e votave.

Duket se ka një pakëqësi të aleatëve të vegjël me Partinë Socialiste për mosrespektimin e marrëveshjeve të bëra në zgjedhjet e vitit 2013. Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së, refuzoi po ashtu ftesën e djeshme për tu tërhequr nga gara e për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>