Petrit Vasili rendit dështimet e qeverisë në arsim

Nga Exit News
Petrit Vasili rendit dështimet e qeverisë në arsim

Nënkryetarit i LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë të martën në një deklaratë për mediat, ku ka renditur disa nga dështimet e qeverisë në fushën e arsimit.

Deklarata vjen në përgjigje të prezantimit të programit elektoral për arsimin nga kryeministri Rama.

Vasili tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për t’i kushtuar arsimit 5% të buxhetit apo për të eleminuar mësimin me turne.

Ai citoi edhe raportin e Bankës Botërore, që thotë se në Shqipëri është rritur analfabetizmi funksional në 76%.

Vasili ironizoi edhe arritjet e qeverisë në fushën digjitale duke thënë se “Vetë Banka Botërore thotë: 56,7% e studentëve dhe fëmijëve që studiojnë në cikle të tjera të mësimit, nuk kanë akses për internet. Si do ta marrin këtë mësim dixhital, kur nuk kanë mundësi të kenë akses në internet?

Ai foli edhe për kurrikulat eksperimentale, të pafirmosura nga ministrat e Ramës e për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.

Kurrikula në fjalë “i ka kthyer mësuesit në shkresaxhinj dhe jo njerëz që kujdesen për dijen e fëmijëve.” shtoi Vasili.

LSI më tej ka kritikuar edhe tekstet po eksperimetale të përkthyera, të cilat nuk u mësojnë nxënësve asgjë për ambientin shqiptar, traditën dhe historinë e vendit.

Vasili komentoi edhe situatën e universiteteve, të cilat i quajti një mollë të ndaluar për studentët e shtresave të varfra, për shkak të varfërimit nën qeverinë aktuale.

Ai rikujtoi se sa universitete në rrethe janë mbyllur, degët e të cilëve përmbushnin nevoja të tregjeve rajonale të punës.

Përmes nënkryetarit të saj, LSI kritikoi edhe fushatën e vaksinimit të mësuesve me vaksinën AstraZeneca, ndërkohë që vende europiane e kanë pezulluar për siguri.

Ndërsa në Shqipëri u bëhet presion mësuesve që ta bëjnë me pa derman pa i pasur këto siguri duke e shndërruar këtë në një vaksinimin elektoral,” u shpreh ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>